Avokati i Veselit përmend falsifikime të inteligjencës ruse dhe serbe në proces, mbyllet për pak kohë seanca

04 nëntor 15:33

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka folur sot në seancën ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai në një moment të seancës, që ishte pjesë e shkurtër e paredaktuar, përmendi falsifikime nga ana e shërbimeve sekrete ruse e serbe.

“Dua t’i them kërkesat e bëra në vijim: E para që ju të shtyni marrjen e vendimit për materialet e rregullit 103 që kanë të bëjnë me falsifikimet e shërbimeve të inteligjencës së Serbisë në dritën e çështjeve që u ngritën në seancë private, dhe në këtë kërkesë do të përfshihen falsifikimet jo vetëm të shërbimeve të Serbisë por edhe të Rusisë”,ka thënë ai.

Pas kësaj fjalie, dhe para se kjo të ishte publike, seanca ishte krejt private dhe e redaktuar.

Emmersoni ka kërkuar nga gjykatësi që në formë emergjente të shqyrtojë edhe njëherë lirimin nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i veshur në të zeza, në ato që…