Avokati serb: Pas vizitës në Prekaz, më pyetën: E di që tradhtove vendin?

23 janar 2024 | 08:10

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ishte të enjten e kaluar në Prekaz te varrezat e Jasharëve. Ai ka vendosur lule te varri i të miturës Blerina Jashari.

Stojkoviqi tha se pas këtij gjesti, të cilin e kishte paralajmëruar edhe më herët në Euronews Albania, u ndalua nga  inspektorë të shërbimit inteligjent të Serbisë.

Avokati i ka quajtur këto akte hetimi dhe deklaratat e Vuçiqit të dala nga koha e mesjetës.

“Një nga motivet e kësaj vizite ishte të tregoja sesi reagohej ndaj njerëzve që vendonin lule në varret e viktimave. Serbia arrestoi Sanduloviç dhe normalisht do të më ndalonin dhe mua. Më ndaluan, prita të vinin inspektorë nga shërbimi inteligjent i Serbisë dhe më pas u mora në pyetje se për cilën arsye isha në Kosovë. Më pyetën “A e di që e tradhtove vendin duke vendosur lule te varri i Jasharëve?” Marrja në pyetje zgjati 4 orë në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë.

“Kam mësuar se presidenti i Serbisë mbajti një fjalim në Davos. Disa nga gazetarët e pyetën nëse më arrestuan përse vendosa lule te varri i Jasharajve, presidenti u përgjigj duke thënë se nuk mund të lejojë që të vendosen lule mbi viktimat shqiptare. Kjo është diçka si në mesjetë. është persekutim vetëm sepse vendosa lule në varrin e një vajze të vogël. Vuçiqi ka të njëjtin opinion për shqiptarët si Hitleri për hebrenjtë. Unë e prisja të arrestohesha, por nuk i prisja këto fjalë nazistësh”, – tha avokati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të mbetet kundërshtuesi më…