Avokati Thaçit: Nuk i besoj më Zyrës së Prokurorit të Specializuar

04 shkurt 2022 | 16:45

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë se nuk i beson më Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai duke iu referuar një deklaratë të ish-ambasadorit Dan Everts, ai ka kërkuar që ish-drejtuesit e UÇK-së që të lirohen.

Sipas tij, ai ka thënë se deklarata shfajësuese e ambasadorit Everts për liderët e UÇK-së është mbajtur fshehtë nga ZPS-ja.

Më tutje, ai ka thënë se prokuroria ka marrë në pyetje qindra ushtarë të UÇK-së, por mbrojtja asnjëherë nuk i ka parë këto dokumente.

Sipas tij, dëshmitë e ushtarëve të UÇK-së janë shfajësuese për liderët e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka kërkuar lirimin e…