Avokatja e Johnny Depp “tërbon” ish-bashkëshorten e aktorit, e akuzon për tradhti dhe dhunë ndaj ish-të dashurës

18 maj 2022 | 15:43

Ka disa javë që gjyqi 100 milionë dollarë i Amber Heard dhe Johnny Depp është bërë kryefjalë e mediave. Së fundmi, ekipi ligjor i aktorit të famshëm ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-bashkëshortes së tij.

Ata kanë vënë në fokus marrëdhënien e aktores së famshme me James Franco dhe akuzar se kishte abuzuar me ish-të dashurën e saj, Tasya van Ree, në vitin 2009.

Sipas “Daily Mail”, dy oficerë dyshohet se dëshmuan se Heard i godiste van Ree në krah dhe i hoqi gjerdanin dhe ajo u arrestua, por akuzat u hodhën shpejt poshtë.

“Johnny Depp nuk është i vetmi partner i juaji që keni sulmuar”, tha avokatja e Depp, Camille Vasquez, të cilës Heard iu kundërpërgjigj: “Unë kurrë nuk kam sulmuar ndonjë partner”.

“Unë kurrë nuk e kam sulmuar zotin Depp apo ndonjë person tjetër me të cilin kam qenë e lidhur”, tha aktorja e famshme ndërsa Vasquez shtoi: “Nuk ka pyetje të tjera”, duke përfunduar dy ditë marrje në pyetje.

Më pas “Daily Mail” shkruan se më herët Vasquez e pyeti Heardin se pse James Franco e vizitoi atë në apartamentin e saj në Los Angeles në maj të vitit 2016, një ditë pas debatit të dhunshëm me Depp që ishte pika e fundit në martesën e tyre.

Gjykata ka dëgjuar më parë se Depp ishte jashtëzakonisht xheloz për Frankon dhe mendonte se Heard kishte një lidhje me të. Jurisë iu shfaq video e Frankos dhe Heardit në ashensorin e pallatit.”E dinit që zoti Depp ishte jashtë qytetit më 22 maj 2016, apo jo?” Vasquez e pyeti Heardin, duke shtuar se vizita erdhi një ditë pasi ajo ndryshoi bravat. “Nuk e dija orarin e tij,” u përgjigj ajo.

“Ai ishte miku im dhe jetonte pranë nesh. E kisha shteruar rrjetin tim të mbështetjes dhe isha e lumtur të mirëprisja sa më shumë miqësi që të kisha mundësi.’  Në klip ai shihet duke vënë kokën mbi shpatullën e Heard-it në një gjest të dashur. Heard tha: “Pasi pas fytyrën time, vuri kokën mbi supin tim. Më preku edhe anën e fytyrës’. Heard pretendon se Depp e qëlloi me një telefon asaj një natë më parë, duke i lënë një mavijosje në faqe. Ajo i tha gjykatës se Franko ‘preku anash fytyrës sime dhe iu përgjigj asaj që pa’”, tha aktorja e famshme për Frankon.

Avokatja e Johnny Depp “tërbon” ish-bashkëshorten eAvokatja e Johnny Depp “tërbon” ish-bashkëshorten eAvokatja e Johnny Depp “tërbon” ish-bashkëshorten e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi mbrojtës i Nasim Haradinajt, ka konfirmuar për gazetarët se…