Azem Sylës i ndërpritet masa e paraburgimit

12 mars 2018 | 11:18

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla, i është ndërprerë masa e paraburgimit në rastin “Toka”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër Azem Sylës dhe ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për lirim të menjëhershëm nga masa e paraburgimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka zyrtarizuar marrëveshjen me Gremion për transferimin e Arthur…