Azemi për vdekjen e punëtorëve: Për keqardhje mosintervenimi i insitucioneve relevante

22 korrik 2025 | 10:58

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat e ka quajtur për keqardhje, sipas tij, mosintervneimin e institucioneve pas rasteve të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

Hiç më larg se dje dy punëtorë ndërtimi humbën jetën pasi ranë nga kati i tretë.

“Unë mendoj që dita e djeshme ndoshta presidentja e Kosovës është dashur të shpallë ditë zie sepse ditën e djeshme kemi humbur tre punëtorë të cilët nuk i kemi humbur duke bërë luks, por duke kryer obligimet e tyre si familjarë, dhe vërtet nganjëherë nuk po mundem t’i besojmë edhe vetvetes sepse me raste të vdekjeve kaq të mëdha dhe mosintervenimi i institucioneve tona relevante është jashtëzakonisht për të ardhur keq, dhe faktikisht ne po themi, po mbetemi pa komente”, ka thënë Azemi në Orën 7 të Klan Kosovës.

“Unë dje kam shkuar vetë në Gjakovë, kam shkuar si njëfarë formë kam obligim…të them të drejtën, edhe ne si sindikatë tani kemi hyrë në rolin e gjykatësve sepse ajo që është më e rëndë, në pjesën dërrmuese të këtyre rasteve, nëse nuk ke argumente, vetë inspektorët e punës e devijojnë qasjen e raportit zyrtar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar të mbahet seanca kundër Xhelal Sveçlës, Fitore Pacollit,…