Azmaiparashvili vizitoi KOK-un

07 maj 2019 | 17:16

Presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, ka vizituar të martën Komitetin Olimpik të Kosovës, ku është pritur nga nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni.

Azmaiparashvilli shoqërohej nga kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu, si dhe mjeshtëri i shahut nga Shqipëria, Erald Dervishi. Maxhuni e njoftoi presidentin Azmaiparashvili, me përkrahjen e vazhdueshme që komuniteti i shahut ka nga KOK-u përmes organizimit të kurseve për administratorë, si dhe formave tjera.

Presidenti Azmairapashvili, që vije nga Gjeorgjia u shpreh falënderues për pritjen, derisa kërkoi që KOK-u të vazhdojë mbështetjen për Federatën e Shahut të Kosovës. Të dy palët biseduan edhe për çështje tjera në interes të komunitetit të shahut në Kosovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të…