Babai i Thaçit merr pjesë në shënimin e 300-vjetorit të xhamisë së Burojës

06 tetor 2022 | 16:07

Në fshatin Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi është shënuar 300-vjetori i ndërtimit të xhamisë së këtij fshati.

Në këtë përvjetor ka marrë pjesë edhe babai i Thaçit, Haxhiu. Lajmin e ka bërë me dije, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka publikuar në “Facebook” disa foto nga ky përvjetor.

“Në Burojën e presidentit Hashim Thaçi, në 300-vjetorin e ndërtimit të xhamisë së fshatit, një objekt shumë i veçantë i identitetit fetar, i cili ka shërbyer edhe si institucion edukativo-arsimor, duke kontribuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, përmes hoxhallarëve të zotë si Mulla Ilaz Buroja e Avdyl Krasniqi, që më përkushtimin më të madh i shërbyen komunitetit të kësaj zone dhe atdheut sa herë kishte nevojë!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i FC Ballkanit së bashku me ekipin Sivasspor dhe…