Ballkani viziton shtatoren e Adem Jasharit në Turqi para ndeshjes me Sivassporin

06 tetor 2022 | 16:07

Delegacioni i FC Ballkanit së bashku me ekipin Sivasspor dhe zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Ankara, sot vizituan shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jasharit, e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Sivasit, njofton faqja zyrtare e klubit suharekas.

Gjithashtu u nderuan edhe shtatorët e Kemajl Ataturk dhe poetit Asim Veysel. Tutje, delegacioni suharekas u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Sivasit, profesor Kadir Ozkösr i cili ekipit “portokallezi” i dëshiroj mirëseardhje duke ritheksuar edhe një herë që përtej futbollit, kjo është vizitë vëllazërore.

Ballkani e ka falënderuar për mikpritjen. Me delegacionin e Ballkanit në Turqi po qëndron edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur optimist se nga…