Babai i Visart Cengut që kontriboi për UÇK-në: Armik e kishim Serbinë

04 janar 2023 | 20:03

Sot në varrezat e qytetit të Kukësit iu dha lamtumira e fundit, 31 vjeçarit, Visart Cengu, i cili u vra të martën në veturë, duke u larguar nga lokali “Kobra City” në dalje të Prizrenit.

Një numër i madh i qytetarëve dhe familjarëve ishin të pranishëm për ta përcjellë në banesën e fundit Visar Cengun.

Në varrimin e viktimës për një fjalë rasti u paraqit babai i të ndjerit.

I ati i Visarit, i cili kishte kontribuar në luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës, tha se nuk e kishte besuar kurrë se shqiptarët do të ia drejtonin pushkën njëri-tjetrit.

Ai tha se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kishin armikë vetëm Serbinë.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit, thuhet në postimin e gazetarit, Demir Reshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka…