“Babi pse e vrave mamin”, detaje nga krimi në familjen shqiptare në Florida

30 janar 2024 | 22:27

“Babi përse e bëre këtë?!”, kjo është pyetja që 8-vjeçarja i bëri babait të saj, pasi ky i fundit i vrau nënën me armë zjarri në Florida të SHBA-ve.

Mediat e huaja shkruajnë se vajza e vogël me origjinë shqiptare i tregoi policisë vendase se ka parë disa herë babain duke goditur me thikë dhe doreza hekuri nënën e saj.

8-vjeçarja gjithashtu pa me sytë e vetë vrasjen makabre të nënës nga babai i saj. 34-vjeçari Renato Muhaj vrau me armë zjarri ish-partneren e tij, Suela Saliaj.

Më pas ai rrëmbu vajzën e tyre 8-vjeçare. Vogëlushja i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

Vajza tregoi se babai e kishte tërhequr me forcë në makinë. Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime. Për fat të mirë Policia e Floridës nisi menjëherë kërkimet dhe e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh. E mitura u dërgua tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua me akuzën e vrasjes të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

Lidhur me këtë ngjarje e cila u regjistrua në Florida, kanë folur së fundmi edhe fqinjët e 32-vjeçares shqiptare duke treguar se ishte një vajzë shumë e mirë dhe punëtore.

Një nga banoret në fshatin Nagracan në Mallakastër, ku e reja kishte kaluar fëmijërinë e saj mes lotëve ka folur për mediat duke thënë se është e tronditur nga ky lajm. Ajo tregoi se Suela kishte një ose dy vite që i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Renaton.

“Jemi ndjerë shumë keq, kam qarë. Vajza ka hedhur dhe foto në Instagram, aty e pashë. Për t’u siguruar mora një shoqen time, sepse nuk e besoja. Kur ka qenë e vogël, luante me vajzat e mia. Janë shoqe dhe sot. Vajza më tha se ishte nja një vit dy kishte hequr foto t që kishte me burrin”, tha ajo për mediat duke shtuar më tej se shkak për këtë ngjarje të jetë bërë kujdestaria e së voglës, Alessia Muhaj.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

E gjithë ngjarja filloi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater u lajmërua për një incident në Oakbrook Village Apartments në bllokun 2200 të Nursery Road. Referuar mediave vendase mësohet se efektivët e policisë bënë me dije se shqiptari Renato Muhaj kishte dhunuar dy prindërit e tij dhe ua kishte marrë celularët në mënyrë që të mos lajmëronin 911.

Të dy prindërit u dërguan në spital, ndërkohë efektivët u vunë në kërkim të Muhajt. Një biletë parkimi që shqiptari kishte marrë në Pinellas County në shtator 2022, i drejtoi efektivët drejt aprtamentit të tij ku dhe gjetën të vrarë 32-vjeçaren Suela Saliaj. Mirëpo, nuk gjetën asnjë gjurmë të shqiptarit apo vajzës së tyre, Alessias.

Menjëherë ata u vunë në kërkim dhe rreth orës 08:30 të mëngjesit arritën që përmes sinjalit të telefonit të gjenin Renato Muhajn. Policia gjeti vogëlushen 8 vjeçare dhe Muhajn brenda automjetit në bllokun 1600 të St. Paul’s Drive. Ai u shoqërua drejt komisariatit dhe akuzohet për vrasjes të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

Suela, 32-vjeçe punonte si bankiere në SHBA dhe ishte nëna e një vajze të mitur 8 vjeçe. Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka. Ajo jetonte prej vitesh në SHBA dhe bashk me të kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj.

Departamenti i Policisë Clearwater tha se vajza ndodhet e sigurt dhe është me prindërit e nënës së saj. “Ne të gjithë u vumë në lëvizje këtë mëngjes pasi ky rast po shpalosej me shqetësim të madh për Alessian. Jemi mirënjohës që erdhi ky përfundim”, tha ai.

Tragjedi shqiptare në Florida, 34-vjeçari vret ish-gruan dhe rrëmben vajzën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni në fuqi Ballkani, e ka prezantuar transferin e ri…