Bahtiri dhe përfaqësuesit e KDI-së bisedojnë për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje

02 maj 2019 | 13:49

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të enjten në takim përfaqësuesit nga Instituti Demokratik i Kosovës, Ahmet Rushiti, Krenare Loxha dhe Arjeta Miftari.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në kuadër të projektit të KDI-së “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale”, i cili mbështetet nga ambasada britanike.

Përfaqësuesi nga KDI-ja, Ahmet Rushiti, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje në komunën e Mitrovicës, e cila deri më tani ka treguar një transparencë të lartë, mirëpo synimi i këtij projekti është edhe rritja e llogaridhënies nëpër institucionet lokale.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka thënë se është i interesuar që qytetarët të përfshihen në vendimmarrje, pasi sipas tij transparenca është prioritet për të. “Si qeverisje jemi të interesuar që vendimet për secilin fshat/lokalitet, t’i konsultojmë paraprakisht me qytetarët dhe për këtë kërkoj bashkëpunimin e juaj”, ka thënë Bahtiri.

Po ashtu kryetari Bahtiri ka ofruar mbështetjen e plotë në realizimin e këtij projekti në komunën e Mitrovicës, duke theksuar se ai dhe ekzekutivi janë të përkushtuar për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha institucionet komunale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka vendosur drejtësinë në vend. Ajo…