Bahtiri inspekton punimet në projektet që po realizohen përgjatë lumit Ibër

22 tetor 2020 | 14:13

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Besnik Beka, kanë inspektuar punimet të cilat janë duke u zhvilluar në rregullimin e shtratit të lumit “Ibër”, si dhe në realizimin e projektit të ujërave të zeza.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri është shprehur mjaft i kënaqur me dinamikën e punimeve që po kryhen në rregullimin e shtratit të lumit Ibër, si dhe në ndërtimin e kanalizimeve pjesë e projektit të Impiantit për menaxhim të ujërave të zeza, duke potencuar se janë ndër projektet më madhore dhe më të rëndësishme për qytetin e Mitrovicës.

Projekti për rregullimin e shtratit të lumit “Ibër”, përveç murit mbrojtës i cili është duke u ndërtuar do të ketë edhe shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, që do të jetë atraksion i vërtetë turistik, dhe do të ofroj edhe mundësi të tjera rekreacioni jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës por edhe të tërë Kosovës.

Këto projekte janë duke u realizuar si bashkëfinancim në mes të Komunës së Mitrovicës si dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veton Rrecaj, avokati i punëtorit të Thesarit të Kosovës, me…