Bahtiri kërkon nga drejtorët që të realizohen të hyrat vetjake sipas parashikimeve

29 tetor 2018 | 15:27

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën u shqyrtuan pikat e rendit të ditës të propozuara nga drejtorët e drejtorive komunale, të cilët ishin të pranishëm në takim. Fillimisht kryetari u njoftua nga drejtorët e drejtorive komunale për kompletimin e listave për menaxhimin e rreziqeve nga veprimtaritë përkatëse.

Në takim u fol edhe për realizimin e të hyrave vetjake të komunës për nëntë muajt e këtij viti. U konstatua se inkasimi i të hyrave vetjake në krahasim me vitin e kaluar të periudhës së njëjtë nëntëmujore kanë shënuar rritje prej 11.1 për qind, pasi që është arkëtuar shuma 1,699,343,98 euro.

Krahasuar me planin e paraparë për këtë periodë të këtij viti, të hyrat vetjake janë realizuar në shumën prej 92,4 për qind.

Kryetari Bahtiri u tha drejtorëve se duhet të angazhohen maksimalisht në mënyrë që të hyrat e planifikuara të realizohen sipas parashikimeve, e madje edhe të tejkalohen ato.

Anëtarët e bordit në këtë mbledhje shqyrtuan edhe disa çështje me rëndësi për punën e drejtorive të administratës komunale.

Kryetari Bahtiri edhe në këtë takim të Bordit të drejtorëve ka kërkuar angazhim maksimal të inspektorëve komunal dhe të gjithë faktorëve tjerë për parandalimin dhe ndërprerjen e ndërtimeve pa leje.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, dhe nënkryetari Ylber…