Bahtiri kërkon përkushtim në punë nga administrata e komunës

03 gusht 2018 | 16:12

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur një takim me të gjithë shërbyesit civilë të administratës komunale, në të cilin ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Ai i ka njoftuar të pranishmit se e ka suspenduar një shërbyes civil në shërbimin e ofiqarisë, për shkak se është arrestuar nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht shkelje të dispozitave ligjore.

Bahtiri ka theksuar se duke qenë se shkelja e supozuar e shërbyesit të arrestuar nga policia, paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës, suspendimi i shërbyesit civilë të administratës komunale do të zgjatë deri atëherë kur organet e hetuesisë dhe drejtësisë të thonë fjalën e tyre përfundimtare.

“Në administratën komunal të Mitrovicës nuk mund të ketë vend për shërbyes civilë të pandërgjegjshëm, shërbyes civilë që shkelin ligjin dhe normat e punës, shërbyes civilë që nuk e respektojnë qytetarin. Administrata është për qytetarë dhe të gjithë shërbyesit civilë janë në shërbim të qytetarëve. Ndaj të gjithë atyre që nuk janë të përkushtuar për punë dhe që nuk e respektojnë ligjin dhe qytetarin do të ndërmerren masa disiplinore”, u ka thënë Bahtiri shërbyesve civilë dhe drejtorëve të drejtorive komunale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka…