Bahtiri, Kurtit: Mos lësho pe për asociacionin

26 shkurt 2023 | 13:29

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka organizuar një protestë me qytetarët e Mitrovicës kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë protestë e cila është mbajtur në fshatin Gushavc të dielën, ishin mbledhur një numër qytetarësh që kanë kundërshtuar formimin e asociacionit.

Ish-kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos lëshoj “pe” për formimin e asociacionit.

Ai ka thënë se çdo asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor për vendin, shkruan “EO”.

“Është brengë e gjithë qytetarëve tonë, e sidomos të kësaj ane e cila ka ndikim për qytetarët e këtyre anëve. Çdo asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor i shtetit tonë sovranë. Pakicave që ju kemi dhënë ne të drejta nuk i ka dhënë në as një vend në botë”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa Nazmi Beka, përfaqësues i fshatit Gushavc, ka thënë se populli është kundër çdo subjekti politik që ka aspirata që ta formoj një asociacion dhe ta bëjë një bosnjëzim të Kosovës.

Kurse Bahtir istrefi nga sindikata e “Trepçës”, ka porositur kryeministrin Kurti që të mos të pranojë formimin e Asociacionit sepse sipas tij populli nuk do ta pranojë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar kolosin…