Bahtiri: Lus qytetarët që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës

26 prill 2020 | 20:18

Kryetari i Komunë së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vetizolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për Covid-19 ka dalë pozitiv.

Bahtiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se po ashtu edhe një pacient i dyshuar me Covid-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultatet e testimit të tij, nuk ka siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.

“Për shkak të kësaj situate i lus qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, përveç kur kanë raste urgjente”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë i tij:

Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vetizolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv. Po ashtu edhe një pacient i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultatet e testimit të tij, nuk kemi siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.
Pra, për shkak të kësaj situate i lus qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, përveç kur kanë raste urgjente. Gjithashtu i lus qytetarët e qyteteve tjera, që për aq sa kanë mundësi t’i shmangin shërbimet në Spitalin e Mitrovicës dhe të drejtohen direkt për në ShSKUK, pasi që spitali ynë po përballet me vështirësi në ofrimin e shërimeve pas rasteve të fundit.
Nesër për në ora 11:00 kam ftuar mbledhje urgjente të Shtabit Emergjent i Komunës së Mitrovicës, ku do të marr pjesë edhe Drejtori i Spitalit Mitrovicës, nga e cila do të dalim me qëndrim të përbashkët për situatën e krijuar, ku do të bëhen të ditur hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për menaxhimin e situatës. Po shpresojmë shumë që Mitrovica do ta kaloj këtë pandemi pa asnjë të infektuar me COVID-19.
AB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero u shpreh se piku…