Bahtiri nderon me mirënjohje Val Deçanin, kjo është arsyeja

13 janar 2021 | 15:47

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim djaloshin nga Deçani, Val Deçani, i cili para disa javësh ka bërë një veprim tejet njerëzor duke ardhur nga mërgimi për të dhuruar veshkën e tij për vajzën mitrovicase 19-vjeçare, Nazlije Sherifi, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ku fatkeqësisht nuk arriti të priste transplantin e veshkës dhe ndërroi jetë ditë më parë.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe vëllai i të ndjerës Nazlijes, Iliri Sherifi, me ç’rast kryetari Bahtiri ka potencuar se Vali meriton respektin më të madh për gjestin e tij human që ai ka shprehur, dhe njëkohësisht ka falënderuar gjithë qytetarët tjerë të cilët kanë kontribuar me mjete financiare për të mundësuar shërimin e vajzës mitrovicase, e cila fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoj sëmundjes.

Në fund të këtij takimi, kryetari Bahtiri ka nderuar me mirënjohje djaloshin nga Deçani, për vullnetin dhe gatishmërinë e tij për t’ ia dhuruar veshkën tashmë të ndjerës Nazlije Sherifit, ku vdekja e saj ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…