Bahtiri në tubimin e Kuritit me aktivistët e Vetëvendosje!-s

14 janar 2018 | 21:31

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, si dhe nënkryetar i AKR-së, ka marrë pjesë sot në shpalosjen e platformës së Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes, në Mitrovicë.

Kurti e bëri të ditur këtë në profilin e vet në “Facebook”, për këtë tubim, ku ka postuar edhe disa fotografi, ku në njërën prej tyre shihet edhe Bahtiri.

Gjatë shpalosjes së platformës, Kurti ka thënë se në Mitrovicë ka pasur bisedë “të frytshme, me diskutim të gjerë mbi problemet dhe mundësitë shoqërore e organizative”.

Kurti me këtë rast është takuar me aktivistë të shumtë të Lëvizjes, me të cilët thotë se ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve të brendshme si dhe platformën e tij si kandidat për kryetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LDK-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin për shënjimin e vijës…