Beqiri: E votojmë demarkacionin, s’e përkrahim zhbërjen e Speciales

14 janar 2018 | 19:52

LDK-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe as për Gjykatën Speciale.

Deputetët e partisë së Isa Mustafës janë pro marrëveshjes me malazezët. Por, do të votojnë kundër zhbërjes së Gjykatës Speciale. Këto dy qëndrime i ka bërë të ditura Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka dhënë një deklaratë për dy nga çështjet kryesore që e presin Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se asnjë deputetë i kësaj partie nuk e përkrah shfuqizimin e Gjykatës Speciale përderisa shprehet pro votimit të demarkacionit. Deputetët e LDK-së nuk do të jenë pro iniciativës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët më 26 dhjetor tentuan të shfuqizojnë Specialen. “Ne nuk e përkrahim një shfuqizim të tillë, cilido që thotë diçka tjetër, thjeshtë spekulon dhe fol të pavërteta. Asnjë deputet i LDK-së nuk e përkrahë këtë shfuqizim të Gjykatës Speciale”, ka thënë Beqiri për “Indeksonline”. Ai ka bërë me dije se deputetët e LDK-së, do të votojnë pro demarkacionit të kufizimit me Malin e Zi. “Jemi për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Beqiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të rikthehet në…