Bahtiri pret në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, flasin për bashkëpunimin

15 prill 2018 | 13:01

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Gjatë këtij takimi ata vlerësuan të shkëlqyeshëm bashkëpunimin midis Mitrovicës dhe Kukësit.

Bahtiri dhe Shehu biseduan edhe për situatën në Mitrovicës dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët, si dhe bënë një shëtitje nëpër qytet.

Bahtiri dhe Shehu me vënien e kurorave në shtatoret e heronjve dhe dëshmorëve, do të nisin simbolikisht aktivitetet për shënimin e 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve nga forcat serbe.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komunës së Rahovecit.

Ky aktivitet përfundon nesër Kukës me një tubim të madh.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi në Seria A do të zhvillohet sot nga ora…