Bahtiri shpreh ngushëllime për vdekjen e aktorit mitrovicas Adem Mikullovci

15 shtator 2020 | 15:47

Me rastin e vdekjes së aktorit nga Mitrovica, Adem Mikullovci, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve te Mitrovicës.

“Në këto çaste të hidhura, bashkëndjejë me dhimbje e pikëllim ikjen nga jeta të aktorit tonë i cili skenës artistike i ka falur personazhe të ndryshme. Pra, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve te Komunës së Mitrovicës, të gjithë familjarëve, miqve e kolegëve të ju shpreh ngushëllimet e mija. Lutemi të gjithë që shpirti i tij të pushojë përjetësisht në paqe”, ka thënë kryetari Bahtiri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NFF Kosovo është festival i filmit për sportet malore dhe…