Bahtiri takohet me kryetarin e Bursës, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit

18 korrik 2019 | 17:43

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë vizitës zyrtare në Turqi është pritur në takim nga kryetari i Bursës, Alinur Aktaş, me të cilin ka ndarë përvojat e qeverisjes komunale.

“Ishte dakordim i përbashkët që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimeve në mes dy komunave, me ç’rast kryetari i bashkisë së Bursës u zotua se do të shoh mundësitë e përkrahjes konkrete për komunën e Mitrovicës. Bursa është qyteti i katërt për nga madhësia e rëndësia në Turqi dhe ka më shumë se 3 milionë banorë. Kisha nderin të ftoj kryetarin Alinur Aktaş që ta vizitoj komunën tonë!”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë - Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana…