Bahtiri: Të hënën fillon mësimi me mësimdhënës vullnetarë në Mitrovicë

23 janar 2019 | 21:10

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk do tërhiqet nga kërkesa e tij për të angazhuar mësimdhënës vullnetarë në komunën që ai drejton, nëse nuk ndërpritet greva e thirrur nga SBASHK-u.

Bahtiri, në “Dossier D” të “RTV Dukagjini”, ka thënë se mësimdhënësit janë përfshirë në politikë me grevën që po bëhet në arsim.

“Më së paku është dashur të ketë politikë në arsim”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka deklaruar se ai do të pret edhe këtë javë dhe nëse nuk ka ndërprerje të grevës nxënësit nuk do të mbesin jashtë shkollës.

“Ne do të presim edhe këtë javë, nëse nuk ka ndonjë zgjidhje do të mbaj premtimin e dhënë (angazhimin e mësuesve vullnetarë). Nxënësit e Mitrovicës nuk do të mbesin jashtë bankave të shkollës. Unë mendoj se mbi 50 për qind  e mësimdhënësve të Mitrovicës përkrahin kryetarin Agim Bahtiri”, ka deklaruar Bahtiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate në delegacionin shtetëror të Kosovës për…