Bajqinovci: Gjermania ndaloi planin e rrezikshëm të Thaçit dhe Vuçiqit

14 maj 2020 | 20:30

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka shprehur mirënjohje të thellë për shtetin mik të Kosovës, Republikën Federale të Gjermanisë e cila përsëri, zëshëm, kundërshtoi idenë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo ide ishte  hedhur si kompromis nga dyshja Thaçi – Vuçiq, në dialogun jo transparent që është zhvilluar nga ana e tyre.

“Kjo ide, është negociuar dhe për këtë askush s’duhet të ketë dilemë. Po të mos ekzistonte si koncept në tavolinë, s’kishte pse të deklarohej edhe vet Qeveria e Parlamenti Gjerman. Ajo ide ka ekzistuar, prandaj është shqyrtuar së fundmi në Gjermani. Shkëmbimi i territoreve me Serbinë, siç është prezantuar nga Thaçi dhe Vuçiq, mund të jetë çelës për hapjen e shumë problemeve në Ballkan nga hapja e të cilave do të rrezikohej paqja mes popujve te Ballkanit dhe kështu do të përfitonte Rusia. Nuk ka dyshim se dy pazarxhinj të kqi, si Thaçi dhe Vuçiq, mund të futeshin lehtësisht në këto pazare të rrezikshme. Mirëpo, jemi të bindur se prezenca e SHBA dhe Gjermanisë (BE) në dialog, në çdo rast do të shërbente për të penguar një marrëveshje të keqe për Kosovën”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës, ka përgatitur një…