Bajqinovci ironizon me sloganin e LDK-së: “Rruga e Re” pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë

06 shtator 2023 | 23:35

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me programin e ri politik “Rruga e Re” të LDK-së.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook, se kjo rrugë pa Kurtin është rruga për në Prapshticë.

“Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë”, shkroi Bajqinovci.

Kujtojmë se, Prapashtica është vendlindjen e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Ndryshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se tashmë është drejt finalizimit programi politik i partisë së tij i quajtur “Rruga e Re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…