Bajram Hasani: Me Haradinajn kryeministër qytetarët ndjehen më të sigurt

17 shtator 2019 | 21:36

Kandidati për deputet nga koaliacioni AAK-PSD, ish-ministri i Tregtisë Bajram Hasani, ka thënë se qytetarët e Kosovës ndjehen më të sigurt me Ramush Haradinajn kryeministër.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se sonte në takim me banorët e fshatit Tërstenik të Vitisë kanë marrë mbështetje për fitoren e këtij koalicioni.

Hasani ka theksuar se në qeverisjen e re të Ramush Haradinajt do të fokusohen në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka nisur me barazim sezonin e ri të Ligës…