Bajram Rexhepi pas vdekjes nderohet me Medaljen Presidenciale

08 qershor 2018 | 13:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepin, njeriun human që me përkushtimin e tij shëroi shumë plagë lufte.

“Bajram Rexhepi ishte kryeministri i parë i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Ai dha kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe ishte gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë…