EULEX-i me rol të ri në Kosovë

08 qershor 2018 | 12:48

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të ketë përgjegjësi ekzekutive të kufizuara, edhe pas përfundimit të mandatit në mes të qershorit.

Këto përgjegjësi, do të jenë në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve, përkrahjen e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga Këshilli i BE-së në vendimin e marrë gjatë ditës së sotme.

“Vendimi i sotëm i jep fund pjesës ekzekutive të mandatit të misionit: Kosova do të marrë përgjegjësinë për të gjitha hetimet, përndjekjet dhe gjykimet” është thënë në komunikatë e këtij këshilli.

Misioni i ri i EULEX-it do të jetë i fokusuar në këto pika: Monitorimin e rasteve të caktuar dhe gjykimeve, monitorim, mentorim dhe këshillim për Shërbimin Korrektues dhe mbështetjen operacionale për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë – Serbi.

Mandati i rishikuar, që zgjat deri më 14 qershor të vitit 2020, do të mbështetet me një buxhet prej 169 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas portierit Sergio Romero, Argjentina humb edhe një futbollist të…