Bajrami: Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime

24 shkurt 2021 | 19:57

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është deklaruar në lidhje me vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Një postim në llogarinë e saj në “Facebook” Bajrami ka shkruar se vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë dhe se dy persona të dyshuar janë në burg.

“Të gjitha mjetet financiare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet. Organet e drejtësisë nuk do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë dihet. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejt me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti”, ka shkruar Bajrami, e cila është liruar sot nga pozita e ministres së Financave, me kërkesë të saj për arsye personale.

Postimi i plotë i Bajramit:

Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime

Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg – zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime.
GJITHÇKA është e qartë dhe po zbardhet.
Rastin e kam denoncuar unë edhe sot kërkoj që të gjithë hajnat duhet të marrin denime kapitale.
Të gjitha mjetet finaciare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet.
Oganet e drejtësisë NUK do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë DIHET. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti.
Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës.
Hajnat do t’i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të vazhdojë edhe gjatë…