Bajrami kërkoi ndihmën e ‘Guardia di Finanza’ për hetimin e skandalit të Thesarit

28 tetor 2020 | 17:11

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në raportimin para ahëtarëve  të komisionit për Buxhet dhe Transere ka folur rreth skandalit të vjedhjes së dy milionë eurove.

Ajo ka deklaruar se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të financojë, policinë financiare “Guardia di Finanza” për hetimin e skandalit të Thesarit. “Nuk jemi t`u e marrë më qetësi unë nuk e di a ka ndodh më herët kam kërkuar nga Zyret e Bashkimit Evropian që të financoj “Guardia di Finanza” që të vij në thesar dhe të hetoj. Nuk kam asgjë çfarë të fsheh unë kam kërkuar nga zyre e auditorit që të bëjë auditimit, kam kërkuar nga AKI-ja që të identifikojë krejt stafin. Unë nuk i kam ikur përgjegjësisë, përgjegjësinë e tjetrit nuk mund ta marrë. Ne po përballemi në baza ditore me këtë problem. Nuk kisha dashtë kurgjë tjetër në këtë situatë të mos jem në këtë pozitë, por në opozitë sepse është më e lehtë”, u shpreh Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golat në minutat e fundit nga Karim Benzema dhe Casemiron…