Bajrami: Ngritja e të bërit biznes në Kosovë, rezultat i LDK-së

01 nëntor 2017 | 10:40

Bajrami gjatë një konference për media, pas publikimit të raportit deklaroi se për këtë rangim Banka Botërore ka marrë parasysh të gjitha reformat, të cilat kanë ndodhur prej gjatë qeverisjes së LDK-së.

“Sot Banka Botërore ka publikuar raportin për të bërit biznes në vitin 2018 dhe ka renditur Kosovën në pozitën e 40 vitin e kaluar ishim të renditur në pozitën e 60 dhe gjithashtu kemi arritur që të jemi vendi i katërt top reformator në botë prej 190 vendeve që mat performancën e ambientit të biznesit Banka Botërore të jemi vendi i katërt për reformat të cilat i kemi ndërmarrë. Ne ju kemi ftuar që të raportojmë për këtë, sepse bëhet fjalë pikërisht për punën dhe reformat në ekonomi dhe në ambientin e biznesit që i ka ndërmarrë qeveria e kaluar pjesë e të cilës kemi qenë ne, sepse Banka Botërore ka marrë parasysh të gjitha reformat të cilat kanë ndodhur prej 1 qershorit 2016 deri më 31 maj 2017”, deklaroi Bajrami.

Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të vazhdojë reformat e mira që janë filluar gjatë qeverisjes së tyre, me qëllim që të ndihmojnë për një ambient më të mirë për biznes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova që…