Bajrami, pasardhës i Insignes në Napoli

26 janar 2022 | 17:04

Nedim Bajrami po kalon një moment fantastik. Ai është kthyer në një nga lojtarët më të përfolur në Serinë A.

Prej kohësh flitet për një interesim nga ana e Sassuolos, Torinos, Interit dhe Lazios, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe Napoli.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli po vlerëson seriozisht këtë opsion pasi në sytë e drejtuesve Bajrami shihet si lojtari ideal për ta zëvendësuar Insignen i cili në fund të sezonit do të nisë një aventurë të re te Toronto. Bajrami tek Empoli aktivizohet pas dy sulmuesve, ndërsa deri më tani ka shënuar 6 gola në Serinë A dhe ka dhuruar 8 asistime. Fantazisti shqiptar u transferua te Empoli më 2019 për 800 mijë euro, ndërsa tashmë kushton 10 milionë euro.

Presidenti Corsi është i vetëdijshëm që ka në dispozicion një “xhevahir” që mund t’i mbushë arkat e klubit dhe po shqyrton me qetësi të gjithë ofertat që vijnë në drejtim të Bajramit. Vështirë të mendosh se mund ta mbajë më gjatë. Në fund të sezonit, futbollisti shqiptar pritet të ndryshojë skuadër pasi për të interesohen klubet më të mëdha në Serinë A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e ukrainase, Iryna Friz ka falënderuar Kosovën për mbështetjen…