Bakija-Deva, Gecajt: Gëzojuni faktit që Kosova ka lider që merr vendime të mëdha, mos u kompleksoni

07 dhjetor 2018 | 21:56

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zyrtare e AAK-së, Burbuqe Bakija-Deva, ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të LDK-së Bajram Gecaj, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka merita për formimin e ushtrisë.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Gecaj duhet t’i gëzohet faktit që Kosova ka lider që merr vendime të mëdha.

“Kryeministri Haradinaj çdo ditë e më shumë po dëshmon që është lideri i vendimeve të mëdha, është njeriu i duhur në kohën e duhur, e mbi të gjitha është meritor pikërisht për jetësimin e amanetetit të Adem Jasharit, Sali Çekajt, Luan Haradinajt, e të gjithë atyre që kanë vdekur për lirinë që sot ne e gëzojmë.

Ushtria e Kosovës tashmë është fakt i padiskutueshëm dhe rezultat i vendosmërise së kësaj qeverie, gjithnjë në koordinim me aleatët tanë”, ka shkruar Bakija-Deva.

Postimi i plotë i saj:

Reagim lidhur me deklaratat e Anëtarit të LDK-së, zt. Bajram Gecaj kinse Haradinaj nuk i paska meritat per Ushtrinë! 

Zt Gecaj, gezojuni faktit që Kosova ka LIDER që merr vendime të mëdha, e mos u kompleksoni për ate që e patët rastin por JO edhe guximin për të vepruar. Kryeministri Haradinaj, çdo ditë e më shumë po  e dëshmon që është Lideri i vendimeve të mëdha, është njeriu i duhur në kohën e duhur, e mbi të gjitha  është meritor pikërisht për jetësimin e amanetetit të Adem Jasharit, Sali Çekajt, Luan Haradinajt, e të gjithë atyre që kanë vdekur per lirine që sot ne e gëzojmë.

– Ushtria e Kosovës tashmë është fakt i padiskutueshëm dhe rezultat i vendosmërise së kësaj Qeverie, gjithnjë në koordinim me aleatët tanë.

– Vendosja e taksës 100% për prodhimet e Serbisë dhe BeH, është vendimi më i guximshem dhe i pa diskutueshëm deri në njohjen e Shtetësisë sonë nga këto dy vende, 

– Që nga dhjetori i vitit të kaluar Qeveria Haradinaj nuk ju paguan energjinë elektrike serbëve të veriu

Për herë të parë pas luftës, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ndjehen zot në shtëpinë e vet.

Si qytetarë të këtij vendi, Ju lutem mësohuni të krenoheni edhe ju me sukseset e vendit tuaj, se do të ketë edhe shumë keso vendime të medha, sepse ky është vetëm fillimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të “Petrol Company”, në pikën në Fushë Kosovë,…