Balada për “kasapin” Prigozhin, kreu i Wagnerit, president i Rusisë më 2024

12 korrik 2023 | 08:29

Një këngë baladë, kushtuar Yevgeny Prigozhin, themeluesit të grupit mercenar, Wagner është publikuar së fundmi. Materiali, që po qarkullon masivisht në rrjete sociale, kryesisht në telegram, në dukje ironik, por që në realitet lartëson mitin e Prigozhin.

Mjaftueshëm sa për të hipotezuar kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale ruse të vitit 2024: ekziston edhe manifesti i fushatës për të pasuar Putinin. Muzika e baladës së vjetër e shkruar nga mercenarët në misionet e tyre në Siri, Libi dhe Donbass është përshtatur me ngjarjet më të fundit të themeluesit, duke modifikuar imazhe dhe tekste.

Janë vendosur fotot e maskimeve me mjekër dhe ato të marshimit në Moskë, duke evokuar misterin e udhëtimeve të tij midis Shën Petersburgut dhe Minskut:

“Duket kudo, është si Covid. Me nofkën “kuzhinier”, “Zot” … copëton dhe përgatit. Ai quhet Prigozhin”, është njëra prej strofave të këngës.

Më pas kënga vijon: Ai ka ndikuar profesionalisht në zgjedhjet presidenciale që nga viti 2016. Një referencë për operacionet e hakerëve rusë për të ndikuar në votën në ShBA dhe një hije në kutinë e votimit për Kremlinin. Dhe pas lajmit për takimin mes Prigozhin dhe Putin, shumë pyesin se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të zotit Wagner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës dje ka njoftuar se në takimin që…