Balaj-Halimaj e NISMA-s, viziton bizneses në Prizren, zotohet se do t’i mbështes fuqishëm

19 shtator 2025 | 21:27

Kandidatja për kryetare të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës, Albulena Balaj-Halimaj, ka zhvilluar sot një sërë vizitash në disa prej bizneseve vendore në qytetin e Prizrenit.

Në fokus të këtyre vizitave ishin dy biznese të njohura lokale të cilat Balaj-Halimaj i cilësoi si shembull të përkushtimit, punës së palodhshme dhe kontributit të madh që i japin komunitetit.

“Pata kënaqësinë të ndalem tek Expres Food dhe Furra Dea. Këto biznese janë shembull i përkushtimit, punës së palodhshme dhe kontributit të madh që japin për komunitetin tonë,” ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.

Balaj Halimaj, theksoi se mbështetja e bizneseve vendore do të jetë një ndër prioritetet kryesore të saj, nëse merr mandatin për të udhëhequr komunën.

“Si kandidate për kryetare të Komunës së Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, angazhimi im do të jetë që bizneset e tilla të kenë mbështetje më të madhe dhe kushte më të mira për zhvillim,” u shpreh Balaj-Halimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti refuzoi të premten, të flasë…