Balaj-Halimaj kërkon nga Qeveria e Shqipërisë pezullimin e taksës në rrugën e kombit

13 korrik 2020 | 15:20

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka takuar në Tiranë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë Erion Braçe.

Në këtë takim u diskutua për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet muajin shtator në Shkodër, e ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj kërkoi nga qeveria shqiptare që të shikoj mundësitë për pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.

Po ashtu, ajo ka kërkuar që të eliminohen të gjitha pengesat që po pamundësojnë realizimin e marrëveshjeve të arritura më herët; siç̧ është funksionalizimi i plotë i pikës doganore në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e odës së farmacistëve të Kosovës për listën e çmimit të barnave.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministrin Braçe u zotua se kërkesën për pezullimin e taksës do ta ngritë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë. Po ashtu ai shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve tona.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj tha se gjithë përkushtimi i saj do të jetë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët dhe marrëveshjeve të reja që mund të arrihen në shtator e që për qëllim do të kenë lehtësimin e jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit. Temë e këtij takimi ishte edhe menaxhimi i pandemisë COVID-19 në dy vendet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xiao-Tong Su, një studiuese që hulumton hipertensionin në Universitetin e…