Balaj-Halimaj: KFOR-i do të duhej të njoftonte për patrullimin në Karaçevë

10 gusht 2020 | 17:53

Patrullimi i një grupi të pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe të shoqëruar edhe nga pjesëtarë të KFOR-i në Karaçevë të Kamenicës, ka shkaktuar shqetësim te banorët e kësaj ane, por edhe është shoqëruar me reagime në Prishtinë.

Nuk ka mjaftuar një sqarim i KFOR-it përmes një komunikate për medie që patrullimi ka qenë i përbashkët që të kthehet normaliteti në atë pjesë.

Por, për operacione të tillë brenda territorit të Kosovës, KFOR-i duhet të ketë dakordim me institucionet përgjegjëse.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj. Sipas saj, kjo do të ndikonte që të mos krijohej panik të qytetarët, por edhe të mos rrjedhin deklarime të ngutshme se çka do të mund të ndodhte. “KFOR-i do të duhet të dakordohet ose do të duhet të njoftonte organet kompetente tona që një patrullim i tillë po bëhet andej me pjesën e serbe dhe ne të ishin të informuar. Prandaj gjithçka që do ta kishte informacionin e duhur në kohë të duhur nuk do të krijonte edhe panik, por edhe të deklarata ndoshta të ngutshme nga një palë ose pala tjetër”, ka thënë ajo për “EO”.

Fillimisht, ajo ka thënë se ky veprim është konsideruar si provokim, për çfarë edhe nëse do të ishte i tillë do të detyronte institucionet të reagonin shumë më ashpër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.08.2020 Punime të domosdoshme për siguri te sistemit Prishtinë 1.…