Balaj: Miqësoret test i rëndësishëm për eliminatoret

28 maj 2021 | 14:41

Para ndeshjeve të Kombëtares shqiptare ndaj Uellsit dhe Çekisë më 5 dhe 8 qershor, sulmuesi Bekim Balaj ka thënë se miqësoret janë një test i rëndësishëm për eliminatoret.

“Këto miqësore janë një test i rëndësishëm përpara ndeshjeve me Hungarinë dhe Poloninë, do t’i vlerësojmë maksimalisht. Kemi grup të vështirë në eliminatore. Nuk duhet të masim forcat me Anglinë, por të bëjmë maksimumin. Duhet t’i marrim maksimumin këtyre eliminatoreve, duhet të përgatitemi sa më shumë”, ka thënë Balaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ka reaguar pas akuzave nga…