Bale preferon kalimin në “Old Trafford”

18 janar 14:38

Gareth Bale mund të rikthehet sërish në Premier Ligë, por jo të Tottenham Hotspur.

Anësori nga Uellsi është në bisedime me skuadrën e Manchester United, pasi dëshira e tij është të largohet nga Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “Don Balon”.

Bale beson duke punuar sërish me trajnerin Jose Mourinho mund të rikthehet në formën më të mirë. Ish-anëtari i Tottenhamit së bashku me Benzeman dhe Ronaldon janë kritikuar shumë në këtë edicion për formën e dobët.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e katërt e Australian Open dhuroi surpriza të mëdha.…