Ballkani dhe Llapi barazojnë, Malisheva fiton ndaj Lirisë

16 mars 2024 | 17:39

Ballkani dhe Llapi janë pajtuar me barazim në Javën e 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndërsa Malisheva ka triumfuar nga Liria e Prizrenit.
Në Suharekë ndeshja mes dy skuadrave që gjenden në pjesën e sipërme të tabelës ka përfunduar me rrjeta të paprekura, 0-0.
Malisheva ka mposhtur Lirinë si mysafir me rezultat 3-0.
Hazrollaj (13′), Brruti (70′) dhe Xhaka (86), kanë gjetur golat për skuadrën malishevase.
Tabela vazhdon të kryesohet nga Ballkani, që ka një pikë më shumë se sa Llapi. Në vendin e fundit mbetet Liria. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman,…