Ballkani do t’i nxjerrë sot në shitje biletat e lojës së Ligës së Konferencës

28 nëntor 2023 | 11:41

Ballkani do t’i nxjerrë në shitje sot biletat e ndeshjes së Ligës së Konferencës, të cilën do ta zhvillojë të enjten në stadiumin “Air Albania”

Kampioni kosovar ka njoftuar se biletat do të dalin edhe fizikisht te kioska që gjendet tek hyrja vip e stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

Gjithnjë sipas klubit Portokalli, biletat do të jenë në shitje nga ora 11:00 deri në orën 19:00.

Therandasit presin që ta kenë mbështetjen e tifozëve nga tribunat në duel me Viktoria Plzen, i vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kjo është hera e dytë që ekipi nga Suhareka e bën këtë arritje të jashtëzakonshme duke shkuar deri në këtë fazë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…