Ballkani e dëshiron Arlind Ajetin

27 qershor 2022 | 12:00

Ekipi kampion i Kosovës,  Ballkani ka hyrë në lojë për të marrë shërbimet e Arlind Ajetit.

Drejtuesit e skuadrës që drejtohet nga Ilir Daja i kanë ofruar një shumë të konsiderueshme që ai të zgjedhë skuadrën kosovare.

Gjithsesi, mbrojtësi vazhdon të jetë i dyzuar për të ardhmen. Arlind Ajetit i janë ofruar 20 mijë euro në muaj nga Tirana. Edhe Vllaznia e do, por ende nuk i ka bërë ofertë.

Lojtari po pret një ekip në Serinë B, por në lojë është edhe Granada në Spanjë, ku luan Uzuni. Mes palëve ka bisedime, ndërsa mbrojtësi do Evropën. E reja është që lojtari është larguar përfundimisht nga Padova. Zvonko Çekliç që erdhi pak ditë më parë zor se ai do të jetë pjesë e Tiranës se nuk i ka mbushur mendjen stafit teknik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria japoneze u ka bërë thirrje banorëve të Tokios dhe…