Ballkani fiton ndeshjen e tensionuar në Skenderaj, Gjilani vazhdon me fitore

04 dhjetor 2021 | 16:58

Janë mbyllu dy ndeshjet e javës së 17-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll të zhvilluar sot.

Në Skenderaj ashtu siç është pritur është zhvilluar një ndeshje shumë e fortë ku u përballën Drenica e Ballkani.

Pikët ishin tejet të rëndësishme për të dyja skuadrat dhe kjo bëri që lufta në fushë të jetë e madhe e nganjëherë tensionet saj zhvendoseshin edhe jashtë vijave, megjithatë në fund gjithçka u mbyll pa telashe të mëdha.

Ka qenë skuadra e Ballkanit ajo që ka festuar në fund duke fituar me rezultat 0:1, derisa kjo humbje e ka thelluar krizën e Drenicës e cila nuk di për fitore tash e 6 ndeshje.

Në takimin tjetër pa shumë telashe ka fituar Gjilani që e ka mposhtur Malishevën me rezultat 3:1. Të kujtojmë se në këtë takim Malisheva tërë pjesën e dytë e ka luajtur me një lojtar më pak pasi në minutën e 45+2 të pjesës së parë me karton të kuq u ndëshkua Muhamet Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Treshja Bora-Donald-Beatrix ka qenë më e përfolura e ditëve të…