Ballkani humbi derbin dhe kreun e tabelës, kjo është deklarata e Munishit

06 dhjetor 2020 | 15:44

Drita ka marrë një fitore shumë të madhe në derbi duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 2:1. Ballkani që ishte lideri deri para kësaj ndeshjeje është ndalur nga kampioni aktual Drita e cila me këto tri pikë është bërë lidere e tabelës me 36 pikë një më shumë sesa Ballkani në vendin e dytë.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi për “Klan Kosova” pas ndeshjes ka thënë se dy gabime në markimin e Kastriot Rexhës iu kushtuan me humbje

“Paraqitje ishte e mirë e kënaqshme, hiq dy episodeve ku edhe kemi stërvitur më së shumti edhe aty një pakujdesi por edhe zotësia e Kastriot Rexhës bëri të dështojmë. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe vazhdojmë tutje. Pra në ato dy episode duhet të ishim më të vëmendshëm. Me lojën, me angazhimin, me paraqitjen por edhe me referimin jam i kënaqur”, ka thënë Ismet Munishi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Superligës, Drita, e ka mposhtur në…