Ballkani ‘kërcënon’ Dritën me humbje

25 nëntor 2019 | 22:53

Lideri i elitës, Ballkani, duket se ka synime të mëdha edhe në garën e Kupës, pasi të hënën ky klub nëpërmjet faqes zyrtare e ka “kërcënuar” Dritën me humbje në ndeshjen e rrethit të dytë të Kupës.

“FC Ballkani në sezonin paraprak ka lënë një mision të papërmbushur, duke e mbaruar aventurën për Kupë në gjysmëfinale. Këtë herë kapiteni Visar Berisha me shokë, në veçanti me tre musketarët (Blend Baftiu, Jetmir Topalli, Arbër Hoxha) janë të etur që të rrëmbejnë këtë titull me renome në vendin tonë, andaj do të bëjmë çmos për të filluar mbarë këtë garë kundrejt FC Drita. Klubi ynë nuk ka plan B, vetëm fitorja është opsion”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ballkanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajna Jusiq e mësoi të vërtetën për babanë që nuk…