Ballkani mposhti Feronikelin, Prishtina ndalet nga Dukagjini

02 nëntor 2019 | 16:31

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 13-të në Ipko Superligë. Skuadra kryesuese, Ballkani, ka shënuar fitoren e nëntë në këtë edicion, të tretën radhazi dhe atë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas kundër kampionit në fuqi, Feronikelit, me rezultat 2:0.

Të dy golat për skuadrën nga Suhareka i shënoi sulmuesi i ri Blend Baftiu, i cili po gëzon një formë të shkëlqyeshme. Baftiu realizoi fillimisht në minutën e 31-të dhe më pas në minutën e 65-të.

Ndërkohë, Prishtina nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballje me skuadrën e fundit në renditje, Dukagjinin në Klinë, duke e mbyllur ndeshjen pa gola (0:0), duke ngecur tashmë pesë pikë me Ballkanin që kryeson i vetëm renditjen.

Në anën tjetër, Trepça ka realizuar fitoren e tretë radhazi. Kësaj radhe “minatorët” kanë arkëtuar tri pikë të reja para tifozëve të vet në duel me Vushtrrinë (1:0), me golin e shënuar nga Arb Manaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Skender Haliti Tridhjetë vjet më parë, me dy nëntor…