Ballkani mposhti Llapin

18 shtator 2021 | 21:56

Ballkani është ngjitur në krye të renditjes së BKT Superligës, ku do të qëndrojë së paku 24 orë, pasi në ndeshjen e javës së 5-të e ka mundur Llapin në Suharekë, me rezultat 2:0.

Për fitoren e portokallezinjve u përkujdes Ermal Krasniqi, i cili realizoi të dy golat e kësaj ndeshje. Fillimish realizoi në minutën e 13-të, derisa rezultatin e vulosi në minutat e fundit.

Do theksuar se Llapi që nga minuta e 72-të luajti me një lojtar më pak, pasi Arbnor Ramadani u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Pas pesë xhirove Ballkani ka grumbulluar 11 pikë, derisa Llapi mbetet i parafundit, me vetëm 2 pikë. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës…