Ballkani mposhti Prishtinën në derbi, Gjilani triumfon ndaj ‘Niklit’

29 gusht 2021 | 19:12

Skuadra e Ballkanit e ka fituar derbin ndaj Prishtinë në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 0-1. Ndërsa në ndeshjen tjetër Gjilani triumfoi kundër Feronikelit (1-0).

Prishtina dhe Ballkani që janë dy nga fvoritët për titullin  kampionit në Superligë kanë zhviluar një përballje të fortë, derisa golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori i talentuar Ermal Krasniqi, që në fakt ishte supergol nga distanca (51’). Ballkani mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Kushtrim Gashi u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë (74’), por pavarësisht kësaj kryeqytetasit nuk gjetën golin. Skuadra e Ballkanit me tri pikët e reja ngritët në pozitën e dytë me katër pikë, derisa Prishtina renditët në vendin e tetë me një pikë.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Drenas, Feronikeli posi humbje nga Gjilani (0-1). Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Progni  në minutën e 66-të.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi shënoi gol edhe në pjesën e parë, por u anulua pas rishikimit të VAR-it. Gjilani grumbullon katër pikë duke u renditur e katërta, derisa Feronikeli mbetet në fund pa asnjë pikë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë thonë se një dron ka goditur një automjet…