Ballkani: Nuk kemi pasur kontakte me Besart Berishën

14 shtator 2021 | 16:38

Skuadra e Ballkanit ka hedhur poshtë zërat se ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësues së Kosovës, Besart Berisha do të “aterrojë” në Suharekë.

Klubi që aktualisht mban pozitën e parë në renditjen tabelore të Superligës ka mohuar të ketë pasur kontakte me Berishën.

“Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha. Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi qe nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish-lojtarit të Kombëtares sonë suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kritikuar Zyrën e…